DYLON

FFK, certifikohen 11 gjyqtarë të rinj

FFK, certifikohen 11 gjyqtarë të rinj
Avatar photo Elife Sherifi

Federata e Futbollit e Kosovës para dy vitesh ka filluar me programi për mentorë dhe talente të referimit, derisa ky program është finalizuar me shpërndarjen e diplomave dhe certifikatave për pjesëmarrësit.

Gjatë këtij programi 2-vjeçar 11 talente të referimit kanë pasur nga një mentor, të cilët e kanë përcjell punën e tyre dhe u kanë dhënë udhëzime në fushën e referimit.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë mbajtur grumbullime dhe seminare të ndryshme me talentet e referimit, të cilat ata i kanë përmbushur me sukses.

EkoHigjiena

Shpërndarja e certifikatave u bë nga drejtuesit e FFK-së, instruktori i FIFA-s, Alan Snoddy, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe menaxheri i gjyqtarëve dhe koordinatori i programit, Visar Kastrati.

FFK-ja gjatë këtij viti do të fillojë me gjeneratën e dytë të talentëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.