• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

FFK: Arrihet marrëveshja për sigurimin shëndetësor të futbollistëve

Redaksia 2LONLINE 8 Shtator, 2022 2 min
 FFK: Arrihet marrëveshja për sigurimin shëndetësor të futbollistëve

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i shërbejë dhe të kujdeset për futbollistet dhe futbollistët kosovarë. Karshi projekteve të tjera të cilat janë në proces të realizimit, FFK ka arritur të finalizoj projektin e sigurimit shëndetësor të futbollistëve, që ishte si një nga pikat e veçanta në programin “Bashkë për futbollin” të presidentit Ademi për katërvjeçarin e ardhshëm, bënë të ditur FFK-ja.

Për realizimin e këtij projekti të veçantë është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” njëherësh partnere disavjeçare e FFK-së.

Nga ky projekt do të përfitojnë: Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurrencën e meshkujve.

Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasiqë do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet.

FFK uron që futbollistët tanë të kenë shëndetin dhe të punojnë edhe më shumë për ta avancuar futbollin kosovarë tutje dhe për të arritur sa më shumë suksese edhe në arenën ndërkombëtare, bënë të ditur FFK-ja. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Federata e Futbollit e Kosovës futbollistëve rekomandojmë sigurimin shëndetësor sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ja fituesit

4 Shkurt, 2023

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti në bashkëveprim”

4 Shkurt, 2023

Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave

4 Shkurt, 2023

Mehaj: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore

4 Shkurt, 2023

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku

4 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com