DYLON

Fetah Januzi fitues i vendit të parë në Orën e Madhe Letrare – “Flakadani i Karadakut 2022”

Fetah Januzi fitues i vendit të parë në Orën e Madhe Letrare – “Flakadani i Karadakut 2022”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, në Viti është mbajtur Ora e Madhe Letrare, në të cilën morën pjesë shumë krijues, poetë e shkrimtar nga trevat mbarë shqiptare.

Kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, duke përshëndetur pjesëmarrësit e kësaj ore të poezisë, ka theksuar se ky eveniment si çdo herë po tubon rreth vetes njerëz të pendës, por edhe të pushkës, që tani përmes vargjeve shfaqin ndjenjën e atdhedashurisë, po ashtu sikur ishte dëshmori Nijazi Azemi.

EkoHigjiena

Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e zuri poeti Fetah Januzi, nga Presheva. Ndërsa çmimi për vepër jetësore iu nda poetit nga Kamenica, Nexhat Rexha.

Përndryshe, “Flakadani i Karadakut 2022”, vazhdon sot me natën e parë të festivalit, ku do të marrin pjesë shumë ansamble dhe shoqëri kulturore e artistike nga mbarë hapësirat shqiptare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.