DYLON

Festoni me dinjitet dhe maturi, armët janë rrezik për juve dhe për shoqërinë

Festoni me dinjitet dhe maturi, armët janë rrezik për juve dhe për shoqërinë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, si organ i zbatimit të ligjit, çdo herë kujdeset që të mbrojë jetën e qytetarëve, të ruajë rendin dhe sigurinë publike si dhe të parandalojë veprimtaritë e ndryshme kriminale.

Në kuadër të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, duke pasur parasysh tani edhe fluksin e shtuar të qytetarëve dhe numrin e madh të ceremonive festive, ahengjeve në këtë pjesë të vitit, Policia e Kosovës, si masë preventive, ka realizuar fushata të ndryshme dhe po ashtu ka shpërndarë broshura vetëdijesuese, që të festohet në mënyrë të qetë, pa incidente e pa përdorim të mjeteve të rrezikshme dhe të armëve.

EkoHigjiena

Posedimi dhe përdorimi i mjeteve të rrezikshme, armëve, është veprimtari e kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në operacione të ndryshme të ndërmarra, ka konfiskuar 849 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2024, është shënuar një ngritje për 12%, si dhe janë konfiskuar 16,198 sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2024 është shënuar një ngritje për 3.37%.

Po ashtu raste të përdorimit dhe posedimit të armëve janë evidentuar edhe në 24 orëshin e fundit, e që kanë përfshirë Prishtinën, Obiliqin, Lipjanin, Podujevën, Klinën, Gjakovën, Mitrovicën e Jugut dhe Pejën, ku në tetë raste të ndara janë konfiskuar: 1 armë e gjatë AK-47, 7 armë të shkurtra, 1 pushkë ajrore, 9 karikatorë dhe rreth 300 fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa katër persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të shmangun përdorimin dhe posedimin e armëve të zjarrit në përgjithësi, e në veçanti në ceremoni festive, të festojnë me dinjitet dhe maturi, në të kundërtën do të përballen me ligjin. /2LONLINE/