DYLON

Festojnë lirinë e Kosovës,  shpërblejnë suksesin e nxënësve!

Festojnë lirinë e Kosovës,  shpërblejnë suksesin e nxënësve!
Avatar photo Redaksia

Në SHFMU “Mulla Idris Gjilani”, në Velekincë, u organizua një program me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës – 12 Qershorit.

Aktiviteti u hap me fjalën e rastit të drejtorit të shkollës, Zaim Zymeri i cili theksoi rëndësinë e kësaj date historike dhe nevojën për të nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit tonë.

EkoHigjiena

Programi vazhdoi me poezi, ese dhe monologë të interpretuar nga nxënësit, të cilët përmes artit dhe fjalës përcollën mesazhe patriotike dhe reflektime mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

Në kuadër të aktiviteteve u zhvillua edhe një test njohurish, ndërsa nxënësit me rezultatet më të mira u vlerësuan me shpërblime për suksesin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit me rezultatet më të mira nga secila klasë, u shpërblyen me biçikleta,

  • Nga klasa e gjashtë u vlerësuan: Unik Isaku dhe Pranvera Jashari
  • Nga klasa e shtatë, Marlin Asllani
  • Nga klasa e tetë, Bardh Shkodra dhe
  • Nga klasa e nëntë, Nurije Bajrami

“I përgëzojmë për suksesin e tyre dhe u dëshirojmë arritje edhe më të mëdha në të ardhmen. Falënderojmë për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet: Fadil Ademi (Këshilltar Komunal), Skender Bajrami (Kryetar i Fshatit), Lulzim Jahiu (Kryetar i Këshillit të Prindërve), prindërit e nxënësve, dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë”, ka thënë drejtori Zaim Zymeri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.