DYLON

Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme më 22 dhe 23 dhjetor

Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme më 22 dhe 23 dhjetor
Avatar photo Redaksia

Të hënën dhe të martën, 22 dhe 23 dhjetor, ora 19:00, skena e Teatrit të Gjilanit u hapet të rinjve që guxojnë të flasin, të ëndërrojnë dhe të krijojnë përmes teatrit.

Edicioni i sivjetëm i festivalit sjell shfaqje të frymëzuara edhe nga kryeveprat e tragjedisë së Shekspirit – “Romeo dhe Zhulieta”, “Makbethi”, “Ëndrra e një nate vere” – të rikrijuara në versione moderne, bashkëkohore, që flasin drejtpërdrejt me realitetin dhe gjuhën e të rinjve të sotëm.

EkoHigjiena

Dy ditë plot energji, ide të freskëta dhe shfaqje që tregojnë se zëri i gjeneratës së re është i fortë, kreativ dhe i domosdoshëm.

Festivali organizohet nga Anamour – Cultural Organization.

Teatri i Gjilanit

E hënë & e martë | 22–23 dhjetor | Ora 19:00

Hyrja e lirë për publikun

Sepse e ardhmja e teatrit fillon këtu.

/Teatri i Qytetit – Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.