“Dheu i Bardhë ka qenë strehë e aktiviteteve ilegale dhe ne do ta bëjmë qendër të zhvillimit dhe njërën ndër lagjet më të mira të qytetit. Ju sigurojmë se për 4 vite lagjes tuaj do t’i japim imazh tjetër”.
Kështu u tha në tubimin e PDK-së së Gjilanit, në këtë pjesë të Gjilanit, për t’u shtuar se: “Këta që sot po qeverisin me Gjilanin nuk kanë qenë në gjendje as ti mirëmbajnë projektet e kryera gjatë qeverisjes së PDK-së”.
Këta, të cilët janë sinonim të ushtarëve prej letrës, dinë vetëm të flasin, dhe aspak të punojnë. Këta që për 4 vite radhazi e kanë përmend autostradën e Gjilanit, pos fjalëve propagandistike, as një guri nuk kanë arrit me qitë në autostradë.
“Sa i përket autostradës ky projekt nuk ka qenë asnjëherë i tyre, mirëpo ka qenë projekt i PDK-së. Kryetari Zenun Pajaziti do të qëndrojë afër gjithë qytetarëve ditë e natë për t’ju shërbyer me shumë përkushtim”, u tha në këtë tubim.
Sponsorizuar nga PDK