Festa e Semimaturës tȅ jetë ngjarje e dinjitetshme dhe e kultivimit tȅ vlerave edukative tȅ nxȅnȅsve!

Festa e Semimaturës tȅ jetë ngjarje e dinjitetshme dhe e kultivimit tȅ vlerave edukative tȅ nxȅnȅsve!

Sot nȅ Mbledhjen e Komitetit pȅr Arsim tȅ KK tȅ Gjilanit, kȅrkova qȅ festimi i semimaturȅs sȅ nxȅnȅsve tȅ bȅhet nȅ mȅnyrȅ dinjitoze duke i dhȅnȅ rȅndȅsi vlerave edukativo arsimore tȅ nxȅnȅsve dhe mȅsimdhȅnȅsve tȅ shkollave tȅ Gjilanit.

Shkruan: Imrane Thaqi

Viteve të fundit kemi vȅrejtȅ se përfundimi i një kapitulli edukativ-arsimor, në nivelin e mesëm të ulët apo fillor nuk manifestohet në mënyrën më të mirë të mundur. Në vend të ahengjeve me muzikë, alkool, duhan e çka jo tjetër, vet institucionet arsimore mund t’i zëvendësonin me organizime më kreative dhe në rend të parë edukative për nxënësit.

Një semimaturë normale në vendet evropiane shënohet si një simbolikë e bukur, e rrugëtimit 9 vjeçar duke e shoqëruar ditën e fundit të shkollës me një sërë aktivitetesh.

P.sh: Nxënësit pas kumtimit të rezultatit dhe marrjes së dëftesave si ndodh rëndom, mund ta organizojnë një ndejë të bukur në oborr të shkollës, në natyrë të hapur, me muzikë, instrumentale nga vet nxënësit, aktivitete kulturore, art, piktura apo të luajnë akrobacione dhe të shfaqin talentin e tyre nga fusha tȅ ndryshme shkollore.

Aty mund të ketë edhe ushqime, pse jo tradicionale, ȅmbȅlsira dhe të tjera, ndȅrsa mund të marrin pjesë edhe mësimdhȅnȅsit, prindërit dhe tȅ tjerȅt.

Organizime të tilla do të tregonin se jo vetëm ndejat me zhurmë e mbrëmjet e kushtueshme janë të duhurat.

Nxënësit e shkollave të mesme janë adoleshent në një moshë ku vet karakteri dhe personaliteti i tyre nuk është formuar mirë, prandaj shkolla duhet të jetë pikërisht vendi ku ata do të kultivojnë kulturë, edukatë dhe vlera shkollore. Nxënësit tanë duhet të mësohen të festojnë e gëzohen në mënyrë të drejtë, pa dëmtuar veten dhe të tjerët. Në këtë mënyrë ata do të edukohen dhe marrin një praktikë të mirë të festimit, duke nxitur kreativitet, dëshirë për art, promovim të talentit, të ekspozojnë fotografi apo video nga momentet e bukura për nëntë vitet e kaluara bashkë. Kjo do të ishte shfaqje e një filmi të bukur jetësor apo qershia mbi torte në festa të tilla.

Si përfundim, mbrëmjet e deritanishme të semimaturës apo sfilatat nëpër rrugë, restaurante dhe shpenzimet e panevojshme tȅ harrohen dhe tȅ shndërrohen nëngjarje tȅ cilat mbesin si kujtime shumë të bukura edukative, këshilluese, promovuese dhe ekonomike për familjet.

/autorja është anëtare e Kuvendit komunal të Gjilanit, nga radhët e PDK-së/

KOMENTE