DYLON

“Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së kulturës sonë

“Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së kulturës sonë
Avatar photo Redaksia

Këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë marrë pjesë në Festivalin e Këngëve Popullore “Fest Flaka”, i cili tradicionalisht mbahet në Gjilan në kuadër të Manifestimit Kulturor “Flaka e Janarit”. Festivali ka nisur me “Këngë për Flakën e Janarit”, të autorit gjilanas Demir Krasniqi, mësimdhënës e krijues i shumë këngëve e më pas me këngën “Mashallah bukurisë sate”, është paraqitur fituesja e edicionit të kaluar të këtij festivali, Lumturie Shabani, e cila gjithashtu ishte fituese e shumë festivaleve të muzikës popullore si “Kosovarja këndon 2022” si dhe e shumë çmimeve viteve të fundit.

Ky ishte edicioni i 32-të me radhë i “Flakës së Janarit” e me këtë edhe i “Fest Flakës”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Manifestimi mëton të nderojë dëshmorët dhe të rënët për liri përmes trajtimit të vlerave të qëndrueshme artistike.

EkoHigjiena

Ky edicion i “Fest Flakës” është garues, kurse në të morën pjesë edhe shumë artistë nga trevat e ndryshme shqiptare. Në konkurrencë, në këtë festival ishin 15 këngë garuese, të cilat janë vlerësuar nga juria profesionale në përbërje: Zekë Jusufi, profesor i muzikës, Fitore Osmani, profesoreshë e muzikës dhe Artan Bakija, këngëtar.

Muzika popullore shqiptare përbënë një ndër pasuritë më të çmuara të vendit tonë, andaj shumë këngëtarë për vite me radhë me zërin dhe kontributin e tyre kanë ruajtur begatinë e kulturës sonë kombëtare, andaj festivalin e mbështeti komuna e Gjilanit, zyra e kryetarit e komunës së Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri, Bordi Organizativ, Orkestra Profesioniste të Gjilanit, Ansamblit “Gjilani” dhe Shtëpisa së Modës “Menakon”, e cila është përkujdesur që artistët të shkëlqejnë në skenë.

Në këtë festival u interpretuan këto këngë: Blend Ibrahimi – “Të kam dashtë dhe të dua”, Blerta Curri – “Po filloj me t’u ankue”, Ermal Demiri – “Kaçurrelat e tu”, Yllka Dema – “Unë biri i yt Kosovë”, Gëzim Hajdari – “Udhët e mia”, Lejla Nika dhe Lorita Mehmeti – “Një lule”, Arlind Demiri – “M’i ke buzët si qershi”, Urata Gashi – “Të deshta me hakikat”, Joni lekaj – “Po i bjen era retë e zeza”, Berat Demiri dhe Donika Kobani – “Jemi ilira jemi teuta” (këngë kjo e orkestruar nga profesori Qazim Azizi), Anesa Bunjaku – “Kroi i fshatit tonë”, Arbër Maliqi – “Këngë bashkimi”, Greta Azizi – “Rrisim jetën tonë”, Mesut Bajrami – “Vajzë me kaçurrela”, Rina Kurteshi – “Albulena”.

Garuesit ishin pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Mitrovica, Deçani, Vushtrria, Skenderaj, Vitia, Kamenica dhe Gjilani.

Në cilësinë e mysafirëve janë paraqitur këngëtarja gjilanase Elona Sadiku, që është fituese e shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila me zërin e saj të jashtëzakonshëm ka kënduar këngën “Jam bandill” si dhe ish-fituesi i “Fest Flakës” dhe këngëtari i njohur Farush Azemi, që ka kënduar këngën “Këngë për Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën”.

Për organizimin e “Fest Flaka 2023” u përkujdesën: Nehat Ferati, menagjer i projektit, Murat Ismajli, përgjegjës artistik, Burhan Azizi, aranzhimet dhe orkestrimet, Bekim Rexhepaj, selektor programi, Albunita Kadriu, moderatore, Art FaBe, skenografia, DJ Albani, zërimi dhe ndriçimi, Besim Baftiu, mjeshtër toni dhe Shtëpia e Modës “Menakon”.

“Flaka e Janarit 2023” vazhdon me artin letrar, në të cilin do të mbahet Ora e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, kurse të gjithë fituesit do të shpallen në Gala Mbrëmjen që do të mbahet në fund të këtij edicioni të “Flakës…”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.