DYLON

Ferronikeli e Prishtina mësojnë rivalët drejt kualifikimeve në garat evropiane

Ferronikeli e Prishtina mësojnë rivalët drejt kualifikimeve në garat evropiane
Avatar photo Elife Sherifi

Nëse Feronikeli arrin të fitojë në rundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe në rundin e parë kualifikues fiton ndaj New Saints, klubi kosovar do të përballet me klubin nga Danimarka, Kobenhavn, në kuadër të rundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Prishtina në rast se bën befasinë e madhe ndaj Rangers, në raundin tjetër mund të përballet me njëren nga këto skuadra, Cork Cityn e Irlandës, Progres të Luksemburgut ose Cardiff Met të Uellsit.

Në rast se Ferronikeli nuk arrin triumfin në turin e parë kualifikues, atëherë skuadra nga Drenasi do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Evropës, në rundin e dytë. Aty drenicasit do të përballen me klubin nga Sllovakia, Slovan Bratislava, apo klubin nga Mali i Zi, Sutjeska.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.