DYLON

Feronikeli – Milan, hyrja për fëmijët falas

Feronikeli – Milan, hyrja për fëmijët falas
Avatar photo Elife Sherifi

Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga Italia, Milan.

Organizatorët e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, ka dhënë një detaj shtesë rreth biletave.

‘As Events’ me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

EkoHigjiena

Lidhur me çmimet e biletave, klubi i Feronikelit  ka reaguar nëpërmjet një njoftimi, pasi që tifozët kosovar janë ankuar për çmimin e lartë të biletave për këtë ndeshje, të cilat kanë filluar të shiten dje.

Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.