Feronikeli do të luajë ndaj ekipit sllovak, Slovan Bratislava të martën në mbrëmje (18:00) në Prishtinë, në kuadër të takimit kthyes të turit të dytë të fazës kualifikuese të Europa League.
Skuadra e Feronikelit sërish do të dhurojë bileta falas për hyrjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ashtu sikurse në duelin e fundit në Prishtinë në Ligën e Kampionëve ndaj TNS, edhe në këtë sfidë kampioni kosovar do të dhurojë mijëra bileta falas.
Megjithatë, Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj ka lënë të kuptohet se ‘Nikli’ do të dhurojë bileta falas edhe për sfidën e ardhshme të ekipit të tij në arenën ndërkombëtare.
“Do të ketë bileta gratis gjithsesi. Besojë që numri do të jetë afërsisht i njëjtë sikurse herën e kaluar”, ka zbuluar Ramaj
Vlen të theksohet se ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 2-1, në të mirë të Slovan Bratislavas, andaj një fitore minimale prej 1-0 do ta dërgonte kampionin e Kosoves në turin e tretë të Europa League.