DYLON

Fermerët përfitojnë nga Projekti i Komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dje në Kabash të Vitisë është bërë shpërndarja mekanizmave bujqësore për një fermer nga ky fshat. Për ndryshe nga Komuna e Vitisë nga ky projekt kanë përfituar 19 qytetarë nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe të tjerë kanë vizituar sot fermerin përfitues nga komuna e Vitisë i cili përmes projektit të përbashkët të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg ka përfituar 8 mekanizma bujqësore.

EkoHigjiena

Me rastin e pranim dorëzimit të këtyre mekanizmave bujqësore, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruar fermerin për këtë donacion të fituar duke i dëshiruar suksese në punë. “ Me lejoni të ju uroj për këtë donacion të fituar, njëherë përmes këtyre mekanizmave bujqësore ju do ta keni sigurisht edhe më lehtë ta punoni tokën. “ u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se në kuadër të këtij projekti kanë përfituar 19 fermerë nga kjo komunë dhe atë në fushat e ndryshme.

“Përmes këtij projekti të rëndësishëm kanë përfituar 19 fermerë tanë dhe atë kryesisht në fushën e bujqësisë, por edhe në fushat e tjera si artizanalet, frizerët etj “ u shpreh Ademi.

Ai bëri me dije se ky fermer nga fshati Kabash ka përfituar 8 mekanizma bujqësore për levartari dhe kultivimin e patates. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.