DYLON

Fermerët kamenicas përkrahen me farë gruri dhe pleh artificial

Fermerët kamenicas përkrahen me farë gruri dhe pleh artificial
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kamenicës, këtë vit ka përkrahur fermerët ne farë gruri dhe me pleh artificial.

Gjithësej 48 fermerë kanë përfituar nga ky projekt, të cilëve u janë shpërndarë 10,500 kg me farë gruri dhe 12,500 kg pleh artificial.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se pë herë të parë po ndodh mbështetja e fermerëve me pleh artificial.

“Përkrahja për fermerët në të ardhmen do të vazhdojë me mekanizëm bujqësor”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Edhe Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, duke uruar fermerët përfitues, tha se u dëshiron të mbjella të mbara dhe rendimente sa më të larta të grurit.  /2LONLINE/