DYLON

Fermerët e Vitisë se shpejti do të kenë qendrën këshilluese komunale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësues të projektit ARDP, projekt ky që financohet nga banka botërore me këtë rast përfaqësuesit e këtij projekti deklaruan se Komuna e Vitisë ka përfituar një donacion për qendrën këshilluese Komunale e cila do të pajiset me të gjitha mjetet përcjellëse, kjo  qendër parashihet të  jetë  në shërbim të fermerëve vitias.

Me këtë rast Arlinda Arëliu menaxhere e ARDP-së theksoj se ky projekt parasheh një varg projektesh duke përmendur disa nga to por fillimisht ajo theksoi se Komuna e Vitisë ka fituar si donacion pajisje përcjellëse për qendrën këshilluese komunale si pajisje të inventarit dhe teknologjisë përkatëse, ajo tha se gjithashtu janë paraparë trajnime në fushën e bujqësisë.

EkoHigjiena

Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj projektin përkatës si dhe Bankën Botërore për projektet që parashihen të implementohen  në komunën e Vitisë duke theksuar se Vitia është një komunë e përshtatshme për zhvillimin e të gjitha fushave të bujqësisë.

Por ai vuri re se një ndër problemet kryesore mbetet mos konsolidimi i tokave bujqësore duke kërkuar nga ky projekt që të shikohet të  gjitha mundësitë që ky problem të zgjidhet sa më parë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.