DYLON

Ferati: Koalicioni funksionon edhe pa Listën Serbe

Avatar photo Redaksia

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, ka vlerësuar se tash për tash Lista Serbe nuk është duke lënë ndonjë pasojë me mospjesëmarrjen e saj në Kuvend dhe Qeveri.

Ferati ka theksuar për “Epokën e re” se veprimet e kësaj liste nuk janë përcaktuese për funksionimin e koalicionit qeverisës. Por, sipas tij, nëse do të vazhdohet me këtë qasje, atëherë do të ketë pasoja, eventualisht kur Kuvendit do t’i vijnë disa ligje të cilat kërkojnë pjesëmarrjen dhe votën e serbëve. Ferati ka thënë se nuk është e pëlqyeshme dhe serioze që për çdo temë Lista Serbe të veprojë kësisoj.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.