/2L ONLINE/ – Edicioni i botimeve “Feniks” nga Presheva është pjesë e Panairit të Librit, që po mbahet në Gjilan për të 43 –tën herë me radhë. Bilall Maliqi, drejtues i “Feniks”it tha se ndihet mirë që është pjesë e këtij Panairi. Ai është i vetmi nga Lugina që po merr pjesë në këtë Panair dhe se në mesin e librave të ekspozuara në stendën e tij, kryesisht dominojnë ato botime të autorëve të Luginës.
Maliqi tha për Portalin 2L ONLINE, se ka të ekspozuar rreth 20 tituj të të gjitha zhanreve, ka libra me poezi, dramë, prozë, monografi, antologji… dhe se pret që lexuesi të interesohet për to, sepse, siç thotë ai, vërtetë ka libra të mirë që presin të jenë dhe të shfletohen nga duart e lexuesve që do të frekuentojnë në këtë Panair.
Përndryshe, Panairi i 43-të me radhë i librit në Gjilan organizohet nga Zyra e Kryetarit të Komunës, përkatësisht Njësia për Kulturë, me mbështetje nga MKRS-ja, kurse realizohet nga Biblioteka Rajonale “Fan S. Noli” në Gjilan. Do të qëndrojë i hapur për tri ditë. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/