DYLON

Femrat, më shumë nevojë për gjumë sesa meshkujt

Avatar photo Redaksia

Sipas një studimi të ri nga Dr. Jim Horne, eksperti i gjumit në Britani, femrat e rritura kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt. Studimi sugjeron se ato kanë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë, sesa meshkujt. Po përse femrat kërkojnë më shumë gjumë sesa meshkujt? Gjithçka lidhet me funksionet e trurit të një gruaje.

“Sa më shumë që e përdorni trurin gjatë ditës, aq më shumë ai ka nevojë që të pushojë dhe aq më shumë gjumë ju duhet”, thotë Dr. Horne.

EkoHigjiena

Femrat kanë tendencën që të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe ato e vënë trurin më tepër në lëvizje, krahasuar me meshkujt. Edhe pse femrat mund të kenë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë sesa meshkujt, ka nga ato që mund t’iu duhet shumë më shumë gjumë. Po pse, jo? Shfrytëzoni momentin..