(2L ONLINE) – Në vitet e tetëdhjeta isha bashkëpunëtore në revistat “Bota e Re” dhe “Zëri I Rinisë”dhe mbaj mend që në atëbotë dominonte censurë në shtyp dhe për të qenë staf punues në gazetari shkrimet tona botoheshin vetëm po qe në formë të një shkrimi lavdërues që ishte metodë e ideologjisë komuniste.
Shkruan: Ajshe MATOSHI
Dezinformohej në masë të madhe gjoja për nivelin e ngritur të femrës dhe pikërisht mua më ka ndodhur të shkruaj disa artikuj që të lavdërojnë mënyrë hiperbolike një situatë joreale për pozitën e femrës në shoqëri. Na duhej o të jepnim vlerësime të larta o të na hudhej shkrimi në shportë, por një I ri për të depërtuar dhe thjeshtë për të mbijetuar gjatë studimeve gëlltitste edhe censurën.
Tash kaloj në temë të ditëve të sotme. Gjërat po përsëriten apo të themi s’kanë ndryshuar fare, në shtyp fare pak flitet për pozitën jo të mirë të gruas bile edhe lavdërohet dhe ngritet ndonjëherë në piedestal pozita e saj, saqë shpesh pyes veten a thua ku jemi duke jetuar. Asnjëherë nuk reagohet nga ato, ose thjeshtë ndoshta presin që bota mashkullore ta ngritë dhe t,ia rregullojë pozitën që e meriton në shoqëri.
Femra jonë si duket liri e quan me dalë me pi kafe në restorane me shoqe dhe familje e me përcjell modën që është një fakt një grimcë lirie për dallim nga një e kaluar e afërt kur nënat e tona kishin kufizim të lirisë së lëvizjes përveç që qonin ndonjë fëmijë për të mjekua po të dilnin në treg njëherë në javë për të blerë zarzavate me ndonjë fëmijë përdore. Në një masë shumë të vogël në Kosovë femra është për t’u admiruar rreth rolit të saj drejtë rrugës për ngritjen e përgjithshme të pozitës së saj në shoqëri.
Liritë e femrës janë të tjera ,ajo së pari duhet të luftoj për të drejtat e barazisë gjinore që është e shkruar në letër e askund nuk përfillet, duke filluar nga institucionet e deri në familje. Për të arritur femrat tona të dinë më shumë rreth të drejtave dhe lirive të veta duhet të kyçen në forume nga më të ndryshmet dhe brenda tyre të vetëdijesohen në lidhje me të drejtat e tyre sepse roli I gruas në një shoqëri doemos shtyen proceset përpara.
Kjo ishte vetëm parathënje për të kaluar në temë në lidhje me aktualitet që po rastisim dhe po lidhen pikërisht në këtë kohë fushate. Pozicioni që mbaj si kryetare e gruas së Nismës për Kosovën, dega në Gjilan më bënë që të qëndroj afër gruas tonë dhe të kuptojmë mirë pozitën dhe gjendjen e saj. Nuk është për tu lavdëruar ,është pak nënçmuese për një shekull në të cilin jetojmë.
Disa jo që nuk kanë kurrënjëherë jetë aktive në ndonjë shoqatë apo forum të gruas por edhe votën thonë duhet t’i a japim kujt na thotë burri, ai m’i shkruan numrat e kandidatëve dhe nuk vraj mendjen se kujt do t’ia jap votëbesimin. Rastis këso femra që për nga veshja I ngjajnë evropianeve e për nga mentaliteti kanë ngelur mbrapa. Ato qëndrojnë prapa paragjykimeve të burrave se femra nuk është për politikë. Fakt është se secili njeri nuk duhet të merret me politikë por politika është e lidhur me çdo njeri atëherë edhe një gruaje duhet së paku ti dijë rrjedhat dhe pasojat e një politike të gabuar sepse ajo në vitet në vijim po ballafaqohet me dëmet që ia ka shkaktuar edhe dora e saj duke dhënë votë të imponuar nga burri.
Ky shkrimi u dedikohet grave të cilave iu lutem të jenë sa më vigjilente në aspekte të dhenjes së votëbesimit sepse ka ardhur koha qe edhe ne si gra ti zhvillojmë politikat në të mirë të familjes dhe shoqërisë, se fundja fëmijët tonë po jetojnë dhe po sëmuren nga bakteret dhe kundërmimet e lumenjve që me vitez gjatën pa u rregulluar, për fëmijët tonë s’po ka shiringa dhe barna t’iu ofrojnë një ndihmë mjeksore,fëmijët tanë po ngelin me diploma të fakulteteve dhe master edhe në fund po marrin dyert e kurbetit duke përfunduar si punëtorë fizik në Zvicër e Gjermani.
Femra shqiptare me shekuj është e dëshmuar si një grua shumë produktive në familje prandaj ekziston një thënje se gruaja është“direki I shtëpisë” që pothuajse të njëjtën po e përdorin në politikë “femra është shtylla e shoqërisë”, që në fakte dhe ashtu duhet të jetë. Për të qenë kështu nisemi nga familja, gruas nuk duhet t’I iu cenohet e drejta në vendimmarrje, si në shtëpi po ashtu edhe në shoqeri sepse edhe gruaja ka nevojë ti shpreh kërkesat dhe vërejtjet në mjedisin ku vepron dhe po që se ajo vlerësohet dhe fiton të drejtën për të vepruar edhe shoqëria jonë do të ketë një shkallë më të lartë të zhvillimit në të gjitha sferat. /2L ONLINE/