Modeli i ndarjes së trashëgimisë nga gjykatat siç veprohet në vendet ku neve po aspirojmë të integrohemi, në Francë, Gjermani, Kroaci dhe Belgjikë, është se ndarjen e testamentit, ose trashëgimin e burrit, gruas ose fëmijëve,kryhet nën monitorimin e gjykatës e cila ia delegon noterit të zonës ku pala jeton. Ndërsa në Kosovë ligji është më i komplikuar.
Shkruan: Teuta Selishta
Gjykata duhet të jetë ajo e cila ia cakton burrit ose gruas noterin e zonës, dhe i gjithë procesi duhet të jetë i monitoruar nga gjykata që të mos i bëhet askujt padrejtësi, e as të ketë hapësirë për keqkomentime e keqinterpretime. Dhe mbi gjitha, gruaja të mos hjeke dorë nga e drejta në pronë, pasuri, trashëgimi siç ndodhë në shumicën e rasteve në vendin tonë, veçanërisht nga gra të cilat jetojnë në fshatra dhe periferi të qytetit.
Mungesa e monitorimit të procesit ose delegimit nga gjykata tek noteri ka bërë që njerëz të papërgjegjshëm të përdorin forma të ndryshme të presionit që gratë e tyre, ose nënat apo motrat, të mos pranojnë të jenë pjesë e ndarjes së trashëgimis, dhe pjesën e saj të ia delegoje dikujt tjetër, dhe të hjeke dorë nga e drejta e saj.
Ne si shoqëri të gjithë së bashku, por edhe institucionet relevante në këtë vend duhet të punojmë sa më shumë në vetdisimin e qytetarëve të cilët kanë problem që gruaja të jetë pjesë e trashëgimisë, ose tregohen demokrat por në shpirt e praktikë ende jetojnë me kanunin e lek dukagjinit ku gruan e shohin si tepricë, dhe jo si pjesë e pandashme e familjes.
Ministria e Arsimit duhet të ketë aktivitete të ndryshme me fëmijët, nxënësit, studentët që të adaptohen nga fëmijëria e hershme për të drejtat e gruas në familje, veçmas në trashëgimi, dhe kjo batu e krijuar padrejtësisht nga kanuni i lek dukagjinit, të kthehet në realitet, të adaptohet masa e gjërë dhe të pranohet si realitet, jo si kërkesë e pamerituar, e tepruar ose e panevojshme.
Në vendet perëndimore aq normale janë kërkesat e grave në trashëgimi sa që, nëse ndonjërës prej tyre i bëhet padrejtësi nga familja, pa u menduar dy herë e paditë prindin ose burrin në gjykatë, dhe gjithmonë e fiton rastin.
Te ne, nuk duhet të kalojmë deri në atë nivel sepse ende nuk jemi shoqëri e emancipuar deri në atë masë, por ta pranojmë realitetin para se të na imponohet me ligjet e vendeve ku po aspirojmë të jetojmë.
Nuk është kurrë vonë për të pranuar gjërat e mira në jetë. Gruaja duhet të trajohet si subjekt i barabartë në failje, dhe e drejta e saj duhet ti jepet në trashëgimi, siç e ka vendosur edhe Zoti, pastaj ligjet në fuqi, dhe mendja e njeriut të shëndoshë.