Fëmijët që u ekspozohen pesticideve rrezikohen nga autizmi

Fëmijët që u ekspozohen pesticideve rrezikohen nga autizmi

Hulumtuesit zbuluan se fëmijët që ishin të ekspozuar ndaj pesticideve para se të lindnin dhe gjatë vitit të parë të jetës kishin rreth dhjetë për qind më shumë rrezik për zhvillimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD).

Rreziku i një diagnoze ASD  – probleme me aftësitë konceptuale, aftësitë sociale dhe aftësitë praktike – ishte deri në 50 përqind.

Ekipi, nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles Fielding, tani po u bën thirrje politikbërësve të shëndetit publik që të zbatojnë ndryshime që do të reduktonin ekspozimin e grave shtatzëna ndaj pesticideve deri në zero.

Megjithatë, ekspertët vënë në pikëpyetje gjetjet e diskutueshme dhe thonë se studimet e mëparshme kanë treguar se ASD është kryesisht gjenetike dhe se një pjesë e vogël e rasteve janë për shkak të faktorëve të mjedisit.

Studimet e mëparshme kanë treguar lidhjen e ekspozimit të pesticideve në zhvillimin jonormal të trurit, por pak kanë studime kanë treguar se si ndikon në rrezikun për autizëm.

KOMENTE