DYLON

“Fëmijët për flamurin” – Shtëpia e Kulturës në Kamenicë mbushet me ngjyrat kuq e zi

“Fëmijët për flamurin” – Shtëpia e Kulturës në Kamenicë mbushet me ngjyrat kuq e zi
Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve kulturore për festat e nëntorit, në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, është mbajtur manifestimi kulturor dhe artistik “Fëmijët për flamurin”, kushtuar 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky manifestim u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe shkollat fillore “Abdullah Krashnica” në Koretin, “Fan Noli” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, përgëzoi arsimtarët për përkushtimin e tyre në përgatitjen e fëmijëve dhe në realizimin e këtij manifestimi duke thënë se fëmijët janë e ardhmja jonë dhe angazhimi i tyre i jep festave edhe më shumë atmosferë të bukur festive.

Përmes recitimeve, këngëve patriotike dhe valleve tradicionale shqiptare, nxënësit shpalosën talentin e tyre, duke përcjellë mesazhe të fuqishme të dashurisë për atdheun, respektit për historinë dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

Nën përkujdesjen e mësimdhënësve dhe me një organizim të denjë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ky manifestim i dha edhe më shumë gjallëri aktiviteteve të nëntorit në komunën tonë.

Dita e djeshme është përmbyllur edhe me shfaqjen e tre filmave të metrazhit të shkurtër, të cilët u mirëpritën nga adhuruesit e filmave.

Komuna e Kamenicës, përmes organizimeve të tilla, vazhdon të promovojë vlerat kombëtare dhe kulturore, duke i përcjellë ato me krenari te brezat e rinj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.