Gjatë fundjavës së kaluar në qytetin e Kumanovës është zhvilluar garë e pazakont çiklistike për fëmijët e moshës gjashtë vjeçare.
Fitues të kësaj gare ishin pjesëmarrësit nga Lugina si konkurentët femra ashtu edhe ata meshkuj.
Fituese në konkurencën e vajzave ishte Ermelinda Pajaziti nga shkolla fillore “Abdulla Krashnica” nga fshati Miratoc i Preshevës, kurse në konkurencën e meshkujve , Levent Sopi nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, transmeton Titulli.
Nga organizatorët gara është vlerësuar mjaft interesante duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen e vajzave dhe djemeve të cilët fitores i gëzoheshin secili në mënyrën të vet.