DYLON

Fëmijët kanë dy kërkesa për kryetarin, mbështetjen për solidaritetin dhe rregullimin e trotuarit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot një grup të fëmijëve të cilët kishin dy kërkesa, ku njëra kishte të bëjë me mbështetjen e Komunës në aktivitetin bamirës e solidar dhe kërkesa tjetër ishte rregullimi i trotuarit në rrugën “Esat Berisha”.
Në këtë takim fëmijët kanë kërkuar nga kryetari Haziri, sigurimin e një tende, në mënyrë që gjatë ditës së nesërme me datën 24 mars ata të bëjnë shitjen e produkteve të ndryshme ushqimore dhe fitimi nga ky aktivitet do të shkoj për familjet që janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kërkesa tjetër ishte për rregullimin e trotuarit për këmbësorët në rrugën “Esat Berisha”.

Me këtë rast kryetari Haziri gjatë këtij takimi ka thënë se do të mbështeten nga Komuna e Gjilanit, edhe ajo e solidarizimit me familjet skamnore por edhe kërkesa për trotuar gjithashtu, ngase sipas kryetarit Hazirit që të dy këto kërkesa kanë qëllim mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve.

EkoHigjiena

Ndryshe, ky ishte takim në kuadër të takimit të kryetarit me qytetarët e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.