DYLON

Fëmijët e Shurdhanit i gëzohen parkut të lodrave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fëmijët e fshatit Shurdhan iu janë gëzuar më së shumti rregullimit të parkut të lodrave për fëmijë parashkollor, inaugurimi i të cilit është bërë sot në Shkollën fillore “Bajram Curri”, të këtij fshati.

Fal angazhimit të edukatores së shkollës “Bajram Curri”, Valentina Jashari, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, përfaqësuar nga Shqipe Hoti, është fituar projekti për rregullimin e parkut të fëmijëve parashkollor, të kësaj shkolle, me vendosjen e lodrave në park.

EkoHigjiena

Projekti është përkrahur nga KFOR-i italian MSU Carabinier Col. Francesco Maria Chiaravalloti, App. Livio Bellone dhe Mar. Cap Bruno Ravenda, derisa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ofruar përkrahje me rërë për vendosjen e lodrave.

Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të këtij parku të lodrave për fëmijë kanë qenë përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit-Gjilan, të Kryqit të Kuq të Kosovës, përfaqësues të fshatit, nxënës, mësimdhënës e të tjerë, me këtë rast Qemajl Ramadani, drejtor i shkollës “Bajram Curri” i ka falënderuar të gjithë që janë angazhuar për të jetësuar këtë projekt, dhe për këtë edhe janë ndarë mirënjohje, derisa edukatorja Valentina Jashari, ka falënderuar KFOR-in, në emër të fëmijëve të kësaj ane, pasi që ata tani do të ndihen të barabartë me fëmijët e zonave urbane.

Ajo shpreson se ky bashkëpunim me KFOR-in Italian MSU , do të vazhdojë edhe në të ardhmen me realizimin e projekteve tjera. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.