Fëmijët e Gjilanit së bashku me program kulturo-artistik
/2L ONLINE/ – Fëmijët e të gjitha moshave, nga shkolla dhe Institucione Parashkollore, duke kërkuar vëmendjen e prindërve, edukatorëve, qytetarëve por edhe organeve shtetrore, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve mbuluan qendrën e qytetit me aktivitete.
Ata përmes aktiviteteve të shumta që kanë bërë në prezantimin e afiniteteve të shumta që kanë e me theks të veçantë në piturë, vallëzim, këndim por edhe në fusha të tjera, duke bërë kështu që qendra e qytetit të gumëzhonte nga zëri i shumë fëmijëve Gjilanas.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka folur në emër të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe ka uruar të gjithë fëmijët për këtë ditë të veçantë dhe me shumë rëndësi për të gjithë.
“Ky aktivitet dhe aktivitete të kësaj natyre përherë janë të përkrahura nga ana e kryetarit Haziri. Kjo është ditë e veçantë për ju fëmijë, sikur që e veçantë është edhe për të gjithë ne, kur kemi parasyshë nivelin e lartë të ecjes tuaj përpara nëpër shtigjet e sukseseve.Urojmë që ju të vazhdoni më tutje me studime, ndërsa Komuna e Gjilanit, përherë do të jetë dora e fuqisë suaj në ecjen drejtë ndritjes profesionale dhe intelektuale”, ka thënë nënkryetari Kadriu.
Ai ka potencuar se kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Para fëmijëve me një fjalë përshëndetjeje dhe falënderimi është paraqitur edhe kryetaja e Kuvendit të Fëmijëve, Festina Kurteshi, e cila pos tjerash, ka dhënë mesazhin e bashkimit të të gjithë fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi për jetë më të mirë, për harmoni, për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Fëmijëv dhe për përkrashje më të madhe drejt synimeve të përbashkëta. /2L ONLINE/
