Nëse më parë nënat ishin të fiksuara te ushqyerja e fëmijëve të tyre, shkaktonte dhe shëndoshjen pa sens të tyre, ndërsa në ditët e sotme duket se nënat kanë hequr dorë nga kjo mënyrë dhe e lënë n dorë të fëmijës se sa do ai që të hajë.
Sipas një studimi australian nëse ne e lëmë fëmijën që të hajë aq sa ndien do të shmangim mbingopjen dhe trashjen e tyre. Studimi ka zbuluar se foshnjat që ushqehen në intervale të parregullta janë më të shëndetshëm në moshën prej 14 muajsh se ata që ushqehen çdo katër orë.
Nëse fëmija ushqehet kur është i uritur dhe jo çdo katër orë, në atë mënyrë rregullohet apetiti i foshnjës, sepse fëmijët kanë mekanizëm të integruar për ndjenjën e urisë dhe ndalojnë së ngrëni nëse janë të ngopur, transmeton Koha.net. Por të ushqyerit edhe kur nuk janë të uritur, e tejkalon atë mekanizëm natyror dhe mund të jetë arsye e grumbullimit të kilogramëve të tepërt.
“Fëmijët duhet të ushqehen sipas nevojës dhe kërkesës së vet fëmijës, dhe jo sipas rutinës, ndërsa nënat që nga ditët e para të jetës së fëmijës mësojnë të njohin sinjalet e tyre. Shumë nëna ushqejnë fëmijët çdo katër orë, sepse u është thënë që kështu është shëndetshëm, por ne kemi dëshmuar që nuk është”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Lynne Daniels