DYLON

Fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë “ njoftohen rreth rëndësisë që ka shëndeti oral

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me moton Dhëmbë të shëndosh, fëmijë të lumtur sot në Çerdhen “Gëzimi Ynë “ në Viti janë shënuar aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin dhe ngritjen e vedijes tek fëmijët për shëndetin oral, konkretisht rëndësinë që ka ajo në mbajtjen e dhëmbëve të pastër.

Para fëmijëve të kësaj çerdhe është paraqitur edhe një shfaqje teatrale e cila trajtonte të njëjtën temë. Gjithashtu fëmijët kanë pranuar dhurata si dhe brusha për pastrimin e dhëmbëve.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti theksoi se mbi të gjitha është shëndeti i fëmijëve dhe të brezave të ardhshme.

”Shëndeti i fëmijëve tanë është shumë i rëndësishëm në këtë bënë pjesë edhe shëndeti oral andaj projekti si ky që po implementohet sot është shumë i rëndësishëm në ngritjen e vedijës tek brezat e ardhshme që do të vijnë ” u shpreh Haliti.

Ai duke folur për institucionet parashkollore theksoi se Komuna e Vitisë do ti shikon mundësitë që të bëhet një rivitalizimin në çerdhen e qytetit.

Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoreshë e Çerdhes “Gëzimi Ynë “ në Viti falënderojë institucionet komunale por edhe ato qendrore që kontribuon në organizimin e këtij aktiviteti duke e cilësuar si shumë të rëndësishme.

Gjatë aktivitetit të sotëm që është mbajtur nën organizimin e Komunës së Vitisë, Qeverisë së Kosovës dhe DentiGroup para fëmijëve të kësaj çerdhe është paraqitur edhe një shfaqje teatrale e cila trajtonte të shëndetin oral.

Gjithashtu fëmijët kanë pranuar dhurata si dhe brusha për pastrimin e dhëmbëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.