Fëmijët duhet të jenë në fokus të shtetit

Fëmijët duhet të jenë në fokus të shtetit

Gji dhënia i ofron foshnjës ndjenjën e sigurisë, butësisë, dashurisë, gjëra këto që formojnë një bazë të fortë për një jetë stabile psikike. Kujdesi ndaj foshnjave, duhet të jetë në nivel dhe për aq kohë sa ata kanë nevojë.

Shkruan: Arta Haziri Nuhiu

Por, problemi është se nënat që janë në marrëdhënie pune, qoftë në sektorin privat, qoftë në atë publik, nuk kanë mundësi që foshnjat e tyre t’i ushqejnë në mënyrë të rregullt për aq kohë sa ato kanë nevojë.

Pushimi i lehonisë i dedikohet kujdesit të nënave ndaj foshnjave të porsalindura. Me përfundimin e këtij pushimi, nuk domethënë që foshnja nuk ka nevojë për kujdes dhe tretman. Në vendet e punës mungon mirëkuptimi ndaj femrave që tanimë janë bërë nëna, qoftë për herë të parë, apo për të disatën herë, kjo s’ka rëndësi.

Si pasoj e kësaj, mungesës së mirëkuptimit dhe vetëdijes për një fëmijë të shëndosh dhe të mirëushqyer, nënat detyrohen ti dërgojnë në çerdhe foshnjat e tyre, madje në moshë shumë para kohe, për shkak të presionit në punë qoftë nga punëdhënësi, qoftë nga stafi menaxhues, apo nga mbikëqyrësi.

Jo rrallë herë ndodh që në mungesë të kohës, foshnjat t’i dërgojmë në çerdhe edhe atëherë kur janë të sëmurë nga gripi sezonal ose ndonjë ftohje, dhe krejt kjo ka ndikim negativ sepse viruset barten edhe tek fëmijët tjerë në çerdhe. Njohë shumë nëna, por edhe vet unë dikur, gjatë kohës së pauzës në punë, detyrohemi të shkojmë në çerdhe për ti ushqyer fëmijët. Kam fjalën për gji dhënie.
Veç imagjinoni; çerdhet publike punojnë deri në ora 16:30, ndërsa ne nëpër puna deri në ora 18:45. Kjo tregon se kërkesat tona nuk janë marrë parasysh fare, dhe kështu nuk është analizuar aspak kjo çështje.

Personalisht unë, dhe jo e vetmja, jam detyruar që fëmijën ta transferoj nga çerdhja publike në atë privat, për shkak të orëve mësimore, dhe mbylljes së çerdheve publike para përfundimit të orarit të punës.

Pra, komuna, respektivisht shteti, duhet të mendoj deri në detajin e fundit në mënyrë që nënat të rrisin suksesshëm fëmijët, dhe pavarësisht marrëdhënies së punës, fëmijët duhet të jenë fokusi i shtetit, sepse saktësisht ata janë e ardhmja e shtetit.

Pa fëmijë të shëndosh dhe të kequshqyer, nuk do të jemi në asnjë segment mirë.

Këtë çështje shumë me rëndësi, do ta ngrisë në seancën e ardhshme ku do t’i drejtohem organeve Komunale dhe gjithë drejtorëve

/Autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE