Fëmija ka temperaturë, çka duhet të bëni?

Temperatura është një sëmundje, por edhe një mbrojtje për fëmijët. Ndihmon që të luftojë mikroorganizmat që provokojnë sëmundjet dhe stimulojnë mbrojtjet natyrale. Ndonjëherë vjen sepse fëmija ndodhet në një ambient me shumë ngrohtësi, ose ka marrë shumë diell apo është lodhur shumë gjatë ditës.

Çka duhet të bëni?

Duhet t’i jepni të pijë shpesh lëngje të freskëta: ujë, çaj apo lëngje frutash. Nuk duhet ta mbulojmë me shumë batanije ose ta veshim me shumë rroba, sepse duhet të lejojmë që temperatura të shpërndahet. Nuk duhet të insistojmë t’i japim të hajë. Kur fëmija ka temperaturë dhe mund të ketë pak uri duhet t’i japim gjëra që i pëlqejnë dhe mund t’i tretin me lehtësi.

Nuk janë të këshillueshme të përdorni lecka apo gjëra të ftohta për të ulur temperaturën, pasi që mund ta shqetësojnë fëmijën. Mund t’i japim ilaçin e temperaturës në qoftë se ka temperaturë, dhembje veshi, dhimbje koke ose shqetësime tjera. Në qoftë se fëmija është më i vogël se gjashtë muaj doza e ilaçit duhet të jetë e këshilluar nga pediatri. Paracetamoli mund t’i jepet edhe fëmijës së porsalindur. Mund të përdorni edhe ilaçe tjera po gjithmonë duke u këshilluar më parë për to me mjekun.

Për dozën dhe kohëzgjatjen e ilaçit duhet të jetë mjeku ai që mund të na këshillojë duke marrë parasysh edhe peshën e fëmijës. Mund të përdorim gjithmonë shurupin ose pikat. Ilaçet tjera (zëvendësuese) mund t’i përdorim vetëm në qoftë se fëmija ka të vjella ose nuk arrin të pijë shurupin. Nuk duhet të përdorim lugët e vogla ose të mëdha të kuzhinës. Për të eliminuar pak erën e ilaçit mund ta përziejmë pak dozën e shurupit me limonadë, apo pak ujë për të qenë të sigurt që fëmija arrin ta pijë të gjithë ilaçin. Në fund duhet cekur se paracetamoli mund t’i jepet fëmijës pak kohe mbas ngrënies.

KOMENTE