DYLON

Fëmija i parë më intelegjent!

Avatar photo Redaksia

Një studim i ri ka treguar se fëmija i parë lind me koefiçient inteligjence (IQ) më të lartë se ata që lindin më pas. Megjithatë, ndonëse fëmijët e parë janë teknikisht më të zgjuar, diferenca nuk është shumë e madhe, por vetëm 1 pikë më shumë IQ.

Të dhënat vijnë nga shkencëtarët e Universitetit të Illinois, të cilët studiuan 377 mijë gjimnazistë në mënyrë që të analizonin sesi kronologjia në familje ndikon tek jeta e njeriut.

EkoHigjiena

Përfundimet u publikuan në revistën “Journal of Research in Personality”.

Studimi tregoi gjithashtu se fëmijët e parë, kanë tendencën për të qenë më të shoqërueshëm, më socialë dhe më të ndërgjegjshëm. Ata janë gjithashtu më të prirur për të vuajtur nga ankthi, në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël.

Sipas Universitetit, ky është studimi më i mdh në histori sa i përket radhës së lindjes dhe personalitetit.

Megjithatë, për të gjithë ata që mund të ndihen xhelozë për vëllain apo motrën e madhe, këto të dhëna ndikojnë shumë pak ose fare në familje.

Profesorët Brent Roberts dhe Rodica Damian, që drejtuan këtë punë shkencore, thanë se diferenca është statistikisht domethënëse, por e parëndësishme dhe se 1 pikë më shumë 1Q nuk ka ndikim domethënës në jetën e njerëzve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.