DYLON

Feja e shqiptarit është Shqiptaria

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është e drejtë e gjithësecilit të besoj në fe, në Krisht, apo në Muhamet dhe kjo i takon përkatësisë së tij fetare. Në këtë drejtim askujt nuk duhet t’i imponohet feja e dikujt tjetër, kur aq më tepër kur thuhet që të tria fetë në gjithë shqiptarinë janë në harmoni të plotë me njera-tjetrën.

Se si ka ardhur feja islame në shqiptari, besoj se nuk është problem i këtij shkrimi, atë e dine historianët, ashtu siç e dime edhe ne që ajo nuk është bërë në mënyrë të menjëhershme, por pjesë-pjesë.

EkoHigjiena

Ky është një problem tjetër. Ju, i nderuar profesor, i ndani njerëzit në “ne” dhe “ju”. Më vjen keq, por ne dhe ju jemi një, kemi fenë tone shqiptarizmin, ajo është feja jonë, siç e ka shprehur edhe Pashko Vasa tek poezia e tij “ O moj Shypni”. Ashtu siç shkruani ju dhe i kategorizoni njerëzit në dy pjesë, edhe unë njoh disa profesorë që janë ateist ( që s’besojnë fare në asnjë lloj feje), po ashtu njoh profesorë të tillë që shpjegojnë”okolla” fese e mundohen t’ua fusin në kokë orientimet fetare studentëve.

E mira e të mirës do të ishte të mos përziejmë shkencën me fenë, apo edhe me gjëra personale. A je vehabist, sekular, ateist, katolik, a mysliman, mbajeni secili për vete. Dihet që Zoti është vetëm një dhe nuk ka Zot për secilën fe në veçanti.
Nëse ju kanë uruar Bajramin a Ramazanin, a Krishlindje, nuk u bë nami, por është pjesë e kulturës ndërfetare në të gjithë shqiptarinë. Të tregojmë tolerancë fetare, të mos përziejmë fenë me Radikalizem e ISIS. Asnjë fe nuk thotë mbytni fëmijë e njerëz të pafajshëm. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.