DYLON

Fehmi Sherifi, një karrierë e mbushur me suksese në sportin shkollor

Fehmi Sherifi, një karrierë e mbushur me suksese në sportin shkollor
Redaksia

Nga: Bedri Ajeti

Arsimtari i Edukatës Fizike, Fehmi Sherifi nga fshati Lladovë, gjatë karrierës së tij ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin fizik dhe zhvillimin e sportit shkollor, duke punuar me përkushtim me gjenerata të shumta nxënësish në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër dhe në paralelen e ndarë në Lladovë.

EkoHigjiena

Përmes punës së palodhshme, disiplinës dhe angazhimit të vazhdueshëm, ai ka arritur rezultate të shumta sportive, duke e përfaqësuar shkollën me dinjitet dhe duke ndihmuar nxënësit të arrijnë suksese në gara komunale, regjionale dhe republikane.

Sukseset dhe mirënjohjet

* 32 kupa dhe 85 medalje të fituara në shkollë.

* 100 mirënjohje të fituara në shkollë.

* Gjatë 10 viteve, duke përfshirë edhe rezultatet e nxënësve, numri i mirënjohjeve dhe medaljeve tejkalon 500 për secilën kategori.

Ping-pong

* 12 vite radhazi kampion komunal.

* 6 vite radhazi kampion regjional.

* Kampion republikan në vitin 2018, në Ferizaj.

* Nënkampion republikan në vitin 2019, në Ferizaj.

* Vendi i tretë në nivel vendi në vitin 2023.

Futsall – djemtë

Kampion komunal në datat:

* 06.06.2019

* 24.09.2019

* 19.03.2021

Futsall – vajzat

Nënkampione komunale në datat:

* 25.05.2022

* 13.03.2023

Hendboll

* Kampion komunal në vitin 2024.

* Kampion komunal në vitin 2025.

* ⁠Nënkampion republikane në vitin 2026

Të gjitha këto rezultate dëshmojnë përkushtimin dhe punën shumëvjeçare të arsimtarit Fehmi Sherifi në zhvillimin e sportit shkollor. Kontributi i tij nuk matet vetëm me kupa, medalje dhe mirënjohje, por edhe me edukimin e brezave të rinj, zbulimin e talenteve dhe kultivimin e vlerave të disiplinës, bashkëpunimit dhe respektit për sportin.

Respekt dhe mirënjohje për arsimtarin Fehmi Sherifi, nga Lladova, për kontributin e tij të çmuar në Shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër dhe në paralelen e ndarë në Lladovë, si dhe për të gjitha sukseset e arritura ndër vite së bashku me nxënësit.

Puna dhe rezultatet e tij mbeten dëshmi e rëndësisë së arsimtarit në edukimin, motivimin dhe formimin e brezave të rinj përmes sportit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.