DYLON

Fehmi Ramadani zgjidhet kryetar i Degës së Levizjes “Vatra” për Fushë Kosovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Fushë Kosovë u mbajt kuvendi i parë i degës së Lëvizjes”Vatra”. Kuvendin e deklaroi të hapur koordinatori i “Vatrës”, Kushtrim Kadriu , i cili fillimisht përshëndeti delegatët pjesëmarrës dhe mysafirët nga kryesia e Lëvizjes Qytetare”Vatra”: Gentiana Shabani- kryetare e Lëvizjes Qytetare”Vatra , Hajrush Ramdani, Sadik Demiri, Merita Ramadanin e Enver Haziri.

Fjalë rasti mbajtën Kryetarja e Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani dhe Hajrush Ramadani, të cilët inforuman delegatët për historikun e “Vatres” dhe për synimet e saja në të ardhmen.

EkoHigjiena

Më pas u zgjodh kryesia e punës, për të vazhduar me propozimet për kyetar të degës, me ç’rast doli propozime për kryetar; Fehmi Ramadani, ku nga 51 delegatë prezent që ishin u votua unanimisht kandiatura e Fehmi Ramadani për kryetar dhe për kryesinë e Lëvizjes “Vatra” dega në Fushë Kosovë.

Në fund kryetari i sopazgjedhur mbajti një fjalë rasti meqë rast falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shpalosi platformën e tij të veprimit në mandatin katër vjeqar në krye të degës së “Vatrës” në Fushë Kosovë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.