DYLON

Fehmi Fetahu : Ma bujarë e ma punëtorë se shqiptarët s’ka

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Paraditen e së martës, një grup mësimdhënësish të shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, i bënë vizitë kompleksit turistik “Vali Ranch” me ç’rast u takuan edhe me pronarin e këtij kompleksi, njëherit edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fehmi Fetahi.

Në këtë takim u diskutua për cilësinë në arsim dhe problemet me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit dhe nxënësit në jetën arsimore në vend. Me këtë rast, shkolla fillore “Musa Zajmi” , afaristit të njohur shqiptar, Fehmi Fetahi, i ndan mirënjohje për kontributin e çmuar që i ka dhënë arsimit në Gjilan.

EkoHigjiena

Si kategori shumë e ndjeshme e shoqërisë sonë, janë edhe pensionistet, të cilët tërë jetën e tyre u angazhuan dhe punuan për brezat e ardhshëm. Dihet qartë rruga nëpër të cilën kanë kaluar, punuar e vepruar prindërit e gjyshërit tanë. Pensionistët nga Anamorava shfrytëzuan këtë të martë që të takohen me Fehmi Fetahin, në mënyrë që bashkërisht të shpërfaqin problemet me të cilat ballafaqohet kjo kategori, dhe format e daljes nga kjo gjendje.

Në Kosovë llogariten mbi njëqind e trembëdhjetë mijë pensionistë, marrin nga gjashtëdhjetë euro në muaj, ndërkaq mbi tridhjetë e pesë mijë pensionistë llogariten të jenë kontribut-pagues që marrin nga njëqind e dymbëdhjetë euro në muaj. “ Gjendja juaj ekonomike është shumë e rënd, këtë e kuptoj fare mirë. Ju jeni prindërit tanë, për të cilët ne e kemi obligim të kujdesemi, ashtu sikur ju u kujdesët në rrethana aq të vështira për prindërit tuaj. Ju garantoj se, me Ramush Haradinaj kryeministër, dhe unë si deputet, çështja e problemit të pensioneve nuk do të diskutohet më. Të gjithë pensionistët, qoftë kontribut pagues, të pleqërisë, apo invalidor, do të kenë një jetë më të dinjitetshme, e jo siç ka ndodh deri tani që mjetet të cilat i merrni, nuk ju mjaftojnë as për barna”, tha para pensionistëve, Fehmi Fetahi.

Ndërsa në orët e pasdites, mbi 300 studentët e Universitetit Publik të Gjilanit, “Kadri Zeka” në hapësirat e “Vali Ranch” organizuan një debat interaktiv me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës , nga radhët e AAK-së nga Gjilani. Në këtë takim rëndësi të veçantë iu kushtua zhvillimit ekonomik dhe përqindjes së lartë të papunësisë. Studentët e Kosovës, në një farë mënyrë nuk kanë motiv për studim e shkencë, sepse me të përfunduar studimet, menjëherë ballafaqohen me papunësinë, gjë që tani e sa vjet në Kosovë është bërë problem i përditshëm dhe shumë i diskutueshëm jo vetëm në Kosovë.

“Kostoja e studimeve në Kosovë, ende vazhdon të jetë e lartë, duke llogaritur rrogën mesatare në vend. Ka një numër studentësh që i kthejnë shpinën universitetit për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në familje. Pra, ky trend i ikjes nga institucionet e arsimit, lidhet direkt me papunësinë në vend”, u tha studentëve z.Fetahi.
Ai shtoi se “ ekzistojnë tri argumente që sipas mendimit tim e shpjegojnë nevojën për reforma në sferën e arsimit.

E para është se, ka një dallim të madh mes aftësive, kualifikimit që merren gjatë studimeve, dhe kërkesës në tregun e punës. E dyta, mungesa e anës praktike, gjithesesi edhe e kuadrove si bujqësia, blegtoria, informatika etj, sepse në Kosovë ka një mbingarkesë me juristë, ekonomist, mjek e psikolog. E treta, mungesa e një sistemimi të të rinjve tanë në drejtime që i duhen dhe ka nevojë vendi ynë”, përfundoi Fetahi.

Populli ynë, të rinjtë tanë, janë njerëz bujarë dhe e duan punën, e duan arsimimin dhe shkencën. Thjeshtë, jemi një popull që duam të krijojmë, por që politika fatkeqësisht nuk ka krijua terren të mirëfilltë për ta dëshmua këtë. “Ne kemi një program të quajtur Drejtim i Ri, i cili i paraprinë marrjes së timonit në shtet nga Ramush Haradinaj. Pra, ardhja jonë në drejtimin e vendit, domethënë prurje e investitorëve të huaj në Kosovë. Andaj, nuk ka dy opsione për zhvillim ekonomik, ka vetëm një opsion para qytetarit, ai është i studiuar mirë, i artikuluar dhe përpiluar nga ekspert të fushave të ndryshme.

Jepjani shansin “Drejtimit të Ri” dhe studentit do t’i krijohet hapësirë për studim e shkencë. Vetëm kësisoj do të jemi të aftë të matemi me të arriturat, kulturën dhe trendin e zhvillimit që kanë shtetet evropiane” , përfundoi Fehmi Fetahi.

/e sponsorizuar/