DYLON

Fehmi Fetahu bëhet pjesë e AAK-së!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Burimet e Portalit 2Lonline brenda AAK-së,, kanë bërë të ditur se ky subjekt dita ditës po bëhet më i fuqishëm pasi rreth saj po ofrohen kuadro të dëshmuara dhe njëri nga ta, i njohur në fushën e biznesit është edhe Fehmi Fetahu, për të cilin mësohet se sot edhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e Aleancës.

Mësohet po ashtu se Fetahu do të jetë edhe në listën e kandidatëve që AAK do ta nxjerrë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen këtë vit.

EkoHigjiena

Përndryshe, Fetahu është pronar i Kompleksit Turistik “Vali Ranch” që ndodhet në Përlepnicë të Gjilan. Me investimet e bëra kishte arritur që një maje kodre, dikur shkrumb për një pikë ujë, ta bëjë atraktive, duke sjellë kështu gjallërinë, freskinë dhe jetën normale edhe në këtë pjesë.

Kalërimi, loja e golfit, parku fantastik e me shumë shije dhe restorantet brilante, janë vetëm disa nga karakteristikat e këtij gjiganti të rekreacionit, që tërheqë vizitorë nga mbarë Kosova.  Aderimi në AAK pritet të bëhet sot. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.