(2LONLINE) – Burimet e Portalit 2Lonline brenda AAK-së,, kanë bërë të ditur se ky subjekt dita ditës po bëhet më i fuqishëm pasi rreth saj po ofrohen kuadro të dëshmuara dhe njëri nga ta, i njohur në fushën e biznesit është edhe Fehmi Fetahu, për të cilin mësohet se sot edhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e Aleancës.
Mësohet po ashtu se Fetahu do të jetë edhe në listën e kandidatëve që AAK do ta nxjerrë për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen këtë vit.
Përndryshe, Fetahu është pronar i Kompleksit Turistik “Vali Ranch” që ndodhet në Përlepnicë të Gjilan. Me investimet e bëra kishte arritur që një maje kodre, dikur shkrumb për një pikë ujë, ta bëjë atraktive, duke sjellë kështu gjallërinë, freskinë dhe jetën normale edhe në këtë pjesë.
Kalërimi, loja e golfit, parku fantastik e me shumë shije dhe restorantet brilante, janë vetëm disa nga karakteristikat e këtij gjiganti të rekreacionit, që tërheqë vizitorë nga mbarë Kosova. Aderimi në AAK pritet të bëhet sot. /2lonline/