DYLON

Federata Shqiptare mund të dënohet nga UEFA

Federata Shqiptare mund të dënohet nga UEFA
Avatar photo Elife Sherifi

Shqipëria rrezikon një dënim me para ose dënim të fushës pa spektatorë pas hedhjes së gjerave të forta në fushë në ndeshjen ndaj Turqise, e cila u humb me rezultat 0:2.

Kjo mund të kushtojë shtrenjtë për Federatën Shqiptare të Futbollit sa i përket ndeshjes së radhës që kuqezinjtë do të luajnë në shtëpi për eliminatoret e Europianit 2020.

Delegati i ndeshjes me siguri ka mbajtur shënim gjithçka dje, aq sa edhe njoftimi në stadium pas urdhrit të drejtuesve të FSHF-së nuk mjaftoi në ndërgjegjësimin e tifozërisë.

EkoHigjiena

“Lutemi të mos hidhni sende në fushë, pasi do të penalizohemi”, ishte thirrja nga zyrtarët e stadiumit pas golit të dytë të Turqisë, por nuk u përfill pasi shishe të llojeve të ndryshme ‘pushtuan’ një pjesë të fushës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.