DYLON

Federata e Xhudos e Kosovës: Vajzat tona shkëlqejnë në Sllovaki, medalje të reja për Kosovën!

Federata e Xhudos e Kosovës: Vajzat tona shkëlqejnë në Sllovaki, medalje të reja për Kosovën!
Avatar photo Redaksia

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se vajzat tona shkëlqyen në Sllovaki, sollën medalje të reja për Kosovën.

“Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, vajzat tona treguan edhe një herë talentin e tyre. Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë. Dëbora Gjakova (-63 kg) fitoi medaljen e bronztë. Estea Arifaj (-48 kg) gjithashtu na sjellë medalje të bronztë. Erlule Musaj (-57kg) arriti të renditet në vendin e pestë”, thuhet në njofitm.

EkoHigjiena

Federata bënë të ditur se bashkë me to udhëtuan kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku, duke i përkrahur në çdo hap drejt suksesit.

“Krenari për Kosovën! Urime xhudisteve tona të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e publikuar nga  Federata e Xhudos e Kosovës.  /2LONLINE/