DYLON

Federata e Tenisit pranohet në Tennis Europa

Avatar photo Redaksia

Federata e Tenisit e Kosovës (FTK) është pranuar në Federatën Evropiane të Tenisit. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), Shkëlzen Domi.

“Definitivisht Tenis Kosova është anëtari 50 i Tennis Europe me 50 vota PRO dhe 19 Kundër”, ka shkruar Domi në profilin e tij në Facebook.

EkoHigjiena

Bordi i Federatës Evropiane të Tenisit kishte vendosur që aplikimi i Federatës së Tenisit të Kosovës me të drejta të plota të votohet nga delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate në Lozanë të Zvicrës që u mbajt gjatë këtyre ditëve.

Federata jonë e tenisit kishte dështuar të pranohej me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Tenisit në dy tentimet e mëhershme. Herën e parë në vitin 2013, në Tallin të Estonisë me 26 vota pro, 25 kundër dhe 11 abstenime nuk u arritën 2/3 e votave për pranim. Ndërsa në vitin 2014, në Sofje të Bullgarisë aplikimi më të drejta të kufizuara nuk u arrit për 2 vota të delegatëve përkundër 33 votave pro, 20 kundër dhe 15 abstenimeve.

Sidoqoftë, pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik ndërkombëtar u plotësua kushti për pranim më të drejta të plota edhe për Federatën e Tenisit të Kosovës dhe votimi në Lozanë ishte në favor të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.