DYLON

Federata e PingPongut: Flamuri i Kosovës në STIGA Masters U11 – Zana Bllaca mes 10 më të mirave!

Federata e PingPongut: Flamuri i Kosovës në STIGA Masters U11 – Zana Bllaca mes 10 më të mirave!
Redaksia

Pingpongistja e re kosovare, Zana Bllaca, ka përfaqësuar Kosovën në turneun prestigjioz ndërkombëtar STIGA Masters U11, i cili u zhvillua më 24 dhe 25 tetor 2026, në Blegny të Belgjikës, pranë qytetit të Lièges.

Siç njofton Federata e PingPongut e Kosovës, në këtë turne, që mblodhi talentët më premtuese të pingpongut evropian, sipas ranglistës zyrtare evropiane e botërore për këtë grupmoshë. Në kategorinë U11, morën pjesë gjithsej 28 garues, 14 vajza dhe 14 djem, të ndarë në dy grupe me nga shtatë pjesëmarrës në secilën kategori.

EkoHigjiena

Zana Bllaca shënoi një moment të veçantë për pingpongun kosovar, duke u bërë pingpongistja e parë nga Kosova e ftuar zyrtarisht në këtë turne.

Siç bënë të ditur Federata, gjatë dy ditëve të garave, Zana Bllaca regjistroi 4 fitore dhe 5 humbje, ku në fazën e grupeve, Zana u rendit e pesta në grupin e saj, me 9 pikë, po aq sa tri garuese të tjera, ndërsa turneun STIGA Masters U11 e përfundoi në vendin e 10-të nga 14 pjesëmarrëse, duke dëshmuar paraqitje konkurruese përballë talenteve evropiane.

“Përtej rezultateve, pjesëmarrja në një turne të këtij niveli i ka ofruar Zanës një përvojë të vlefshme ndërkombëtare, mundësinë për të matur aftësitë e saj me talentet e reja evropiane dhe për të fituar përvojë në gara me konkurrencë të lartë”, thuhet tutje në njoftim.

Përndryshe, Gjatë turneut, Zana u shoqërua dhe u udhëhoq nga trajneri Naser Hasani, i cili ka rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe zhvillimin e saj sportiv. Një kontribut të veçantë në rrugëtimin e saj ka edhe mbështetja e vazhdueshme nga familja, rrethi i saj dhe Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK), të cilët e motivojnë dhe e përkrahin në arritjen e synimeve të saj sportive.

“Pjesëmarrja e Zana Bllacës në STIGA Masters U11 është një dëshmi e potencialit që kanë talentet e reja të Kosovës dhe një motivim për vazhdimin e punës drejt sukseseve të ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në fund të njoftimit të Federatës së Ping|Pongut e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.