DYLON

Federata e Futbollit e Kosovës e uron FC Dritën për kualifikimin në play-off

Federata e Futbollit e Kosovës e uron FC Dritën për kualifikimin në play-off
Avatar photo Redaksia

Urime FC Drita kualifikimi në “play-off” në UEFA Conference League

Për herë të parë në histori të klubit, FC Drita është kualifikuar në fazën e “play-off”-it në UEFA Conference League dhe është vetëm një hap larg përfshirjes në fazën e grupeve.

EkoHigjiena

Skuadra gjilanase shënoi fitore në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kundër FC Auda nga Letonia para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 3:1, pas 120 minutave lojë.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:0, me golin e Besnik Krasniqit nga penalltia (75′), rezultat me të cilin kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Riga.

Ndërkaq në vazhdimet dy herë nga 15 minuta fillimisht shënuan mysafirët, por më pas Drita shkëlqeu. Në minutën e 102-të Rron Broja shënoi me kokë nga afërsia për 2:1, derisa në minutën e 114-të realizoi Albert Dabiqaj, po ashtu me gjuajtje me kokë për të vulosur kualifikimin e skuadrës së tij.

Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për kualifikimin tutje.

Ju priftë e mbara në ndeshjen e radhës në “play-off” kundër Legia Varshavës.

Federata e Futbollit e Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.