Federata e Badmintonit me donacion për SHMAP “Adem Kastrati”, Gjilan
Sot, Federata e Badmintonit e Kosovës ka dhuruar një donacion me pajisje sportive për Shkollën e Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan.
Kryetari i Federatës, Lulzim Haziri, dorëzoi personalisht pajisjet e nevojshme, duke u mundësuar nxënësve që gjatë orëve të edukatës fizike të njihen nga afër dhe të shijojnë përfitimet që sjell ky sport dinamik.
Gjatë pranimit të donacionit, drejtori i shkollës, Roland Masurica, dhe profesoresha e edukatës fizike, Arta Rexhepi, shprehën mirënjohjen e tyre të thellë.
Ata falënderuan kryetarin e Federatës, Lulzim Hazirin për këtë mbështetje të rëndësishme, e cila pasuron aktivitetet sportive të shkollës dhe motivon nxënësit drejt një jete më aktive. /2LONLINE/
