Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti nuk është më pjesë e skuadrës së Zurich. Presidenti i klubit zviceran, Ancillo Canepa ka konfirmuar se kanë shkëputur kontratën me mbrojtësin shqiptar.
“Ne duam t’i japim Beratit mundësinë që të luaj rregullisht te ndonjë klub tjetër në mënyrë që të jetë gati për Euro 2016’, ka deklaruar Canepa për faqen zyrtare të klubit. Gjimshiti kishte debutuar me Zurichun në vitin 2012 dhe deri më tani ka zhvilluar 135 ndeshje zyrtare. Ai ka gjasa të transferohet te ekipi italian, Atalanta.