FC Shkupi e ka prezantuar trajnerin shqiptar, Qatip Osmani. Klubi shkupjan ka konfirmuar marrëveshen, e cila do ta mbajtë të lidhur për ‘bardhekaltërit’ deri në vitin 2021.
Osmanin në këtë post vjen si zëvendësues i Bulent Akinit, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën.
Ky është postimi i klubit:
“Një prej trajnerëve më të trofeshëm në vend, merr drejtimin e skuadrës tonë dhe tashmë ka hedhur firmën në kontratë, e cila do ta mbajë lidhur me bardheblutë deri në vitin 2021”.
Osmanin në këtë post vjen si zëvendësues i Bulent Akinit, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën”.
Qatip Osmani është njohës shumë i mirë i futbollit vendor dhe praktikon më shumë lojë sulmuese.
Ai sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilët ne dy vitet e fundit fitoi dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës.
Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe ekipin e Renovës, ndërsa ka të fituar gjithësej tre tituj kampion, një trofe të Kupës dhe një Superkupë. Qatip Osmani është trajneri i tretë që ulet në stolin tonë në këtë sezon, pasi para tij kishim dy trajner turk Umit Karanin dhe Bulent Akinin.
Osmani debutimin e tij me skuadrën tonë do ta ketë të mërkurën (25.09.2019) në ndeshjen e Kupës me FK Sileksin, ndërsa në ndeshjen me Akademia Pandevin ekipi do të udhëhiqet nga Orhan Abdi”, thuhet në njoftim.