DYLON

FC Drita vs NK Celje – Trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani komenton shortin

FC Drita vs NK Celje – Trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani komenton shortin
Avatar photo Redaksia

Sot është hedhur shorti për fazën Play-Off të UEFA Conference League, ku FC Drita do të përballet me skuadrën NK Celje nga Sllovenia.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani ka komentuar shortin.

EkoHigjiena

“Ishte shorti që kishim dëshiruar, jo sepse ekipi i Celjes është i dobët, por sepse pamë forcën e AZ Alkmaar. Donim që tani të shohim edhe forcën e Celjes”, ka thënë Ramadani.

Bëhet fjalë për një skuadër që është në vendin e parë në ligën sllovene, me plot 12 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por nuk do të dalim të dorëzuar, do të bëjmë gjithçka për t’ua vështirësuar punën”, ka thënë Zekirija Ramadani, trajneri i skuadrës bardhë e kaltër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.