FC Drita: VENDOS UEFA, humbim ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0!

FC Drita: VENDOS UEFA, humbim ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0!

“Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-së që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtare 3:0! Një vendim i habitshëm nga një institucion siç është UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë!”, thuhet në njoftimin  zyrtar të klubit Drita.

Njoftimi i plotë:

Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-së që shkalla e apelit ka vendosur që ne kemi humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0!

Një vendim i habitshem nga një institucion siç eshte UEFA, një vendim me kaq nxitim dhe pa kërkuar asnjë sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jonë!

Arsyeja kryesore e ketij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre dite (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se autoritetet zvicrane kanë kërkuar karantinim per 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye të tjera që nuk kanë të bejnë me ne si klub, por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore!

Jemi thellësishtë të indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv.

Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorzojmë në duart e avokatëve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore.

FC DRITA

 

KOMENTE