DYLON

FC Drita: Udhëtimi ynë evropian vazhdon sonte kundër Rayo Vallecano – Ne hyjmë në fushë me krenari, vendosmëri dhe besim

FC Drita: Udhëtimi ynë evropian vazhdon sonte kundër Rayo Vallecano – Ne hyjmë në fushë me krenari, vendosmëri dhe besim
Avatar photo Redaksia

Kampionia e Kosovës, FC Drita, do të luaj sonte ndeshjen e gjashtë, të fundit, të fazës së ligës në UEFA Conference League, kundër Rayo Vallecano-s, duke shpresuar në rezultat pozitiv dhe në atë se, pikët e grumbulluara do t’ia mundësojnë garimin tutje në këtë garë të rëndësishme. 

“Udhëtimi ynë evropian vazhdon sonte kundër Rayo Vallecano-s. Ne hyjmë në fushë me krenari, vendosmëri dhe besim”, thuhet në postimin e klubit Drita.

EkoHigjiena

Kampionia e Kosovës, skuadra bardhë e kaltër, ka një bilanc pozitiv në këtë fazë të garave, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje, duke grumbulluar tetë pikë.

Ndeshjen e sontme në UEFA Conference League, Drita do ta zhvillojë kundër skuadrës spanjolle Rayo Vallecano, në Estadio de Vallecas ,në Madrid, me fillim nga ora 21:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.