DYLON

FC Drita: Trofeu po kthehet në shtëpi!

FC Drita: Trofeu po kthehet në shtëpi!
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të Kosovës në futboll. Drita luan kundër Feronikelit 74, në një ndeshje pa peshë kur jemi te rëndësia e pikëve, sepse tani e sa javë, Drita veçse është konfirmuar Kampion.

Sot edhe zyrtarisht, kjo skuadër gjilanase shpallet kampion i Superligës, e drejtuesit e klubit, rrugën deri këtu e vlerësojnë si një rrugëtim të jashtëzakonshëm, të mbushur me përkushtim, djersë dhe dashuri për fanellën bardhekaltër, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

“Urime lojtarëve, stafit, tifozëve “intelektualë” dhe gjithë qytetit të Gjilanit për këtë sukses të merituar. Ky është më shumë se një titull – është krenari dhe histori që shkruhet me zemër. Sonte festojmë të gjithë bashkë – Gjilani është bardhekaltër!”, thuhet në një njoftim të klubit, FC Drita. 

Përndryshe, pas lojës, do të ketë festë dhe në mbrëmje do të mbahet edhe manifestimi, përkatësisht koncertit festiv nga FC Drita me rastin e shpalljes kampion në Superligën e Kosovës. Sa për informatë, do të ketë bllokim të  përkohshëm të rrugës “Idriz Seferi”, konkretisht nga rrethi para Teatrit të Qytetit deri te rrethi afër furrës Qoqaj. Sipas organizatorit,  në koncertin festiv (19:30), pritet të marrin pjesë, Elita 5, Sabri Fejzullahu, Shkute Fejza, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, DJ Kont. /2LONLINE/