DYLON

FC Drita synim të vetëm rezultatin që e kualifikon tutje në UEFA Liga e Europës

FC Drita synim të vetëm rezultatin që e kualifikon tutje në UEFA Liga e Europës
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita sonte do të përballet me skuadrën rumune, Steaua (FCSB), ndeshje kjo e kthimit, e rrethit të tretë kualifikues të UEFA Europa League, në të cilin ballafaqim, gjilanasit kërkojnë rezultatin që e kualifikon tutje.

Siç dihet, ndeshja parë përfundoi me fitoren e FCSB-së me rezultat 3-2, ndonëse Drita kishte epërsinë prej 2 me 0, por që kjo epërsi në fund ishte përmbysur.

EkoHigjiena

Ndeshja e Dritës kundër FCSB-së, luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ndërsa pritet që mijëra “intelektualë”, në tribunat e stadiumit, të jenë mbështetësit e fuqishëm të skuadrës së tyre, për t’i dhënë edhe më shumë zemër skuadrës, që për objektiv ka kalimin e këtij rrethi dhe vazhdimin garën tutje në UEFA Europa Ligë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.